Misioni

Ma jep dorën — rrugëtimi fillon nga ti.

Ka rrugë që nuk të çojnë diku tjetër, por të rikthejnë tek vetja. Spiritualiteti është një prej tyre — një udhëtim që të fton të zbulosh, të kuptosh dhe të transformosh botën tënde të brendshme.

Valentina Rexhaj
Valentina Rexhaj

Misioni im është të të ndihmoj të zbulosh fuqinë që ke brenda.

Besoj se çdo njeri ka brenda vetes potencialin për të ndryshuar mënyrën si mendon, si ndihet dhe si e ndërton jetën e tij. Misioni im është të të udhëheq drejt kësaj fuqie — për të krijuar më shumë vetëdije, mirëqenie, përmbushje dhe bollëk në jetën tënde.

Sepse kur fillon të besosh në fuqinë tënde, fillon të shohësh edhe mundësitë që më parë nuk i shihje. Një fillim i ri është i mundur çdo ditë.

Anëtarësime Kontakto

Misioni

“Spiritualiteti është një udhëtim drejt njohjes së vetes, jetës dhe njerëzve në një dimension më të thellë.”

Rrugëtimi

Përmes metodave, praktikave dhe meditimit, hap pas hapi rikthehemi tek vetja jonë autentike.

Vetëdija

Mësojmë të shohim përtej asaj që duket, të kuptojmë botën tonë të brendshme dhe të zbulojmë dijen që ekziston brenda nesh.

Fuqia jote

Fuqia që kërkon nuk është diku jashtë teje. Ma jep dorën — ta zbulojmë së bashku dhe të krijojmë një fillim të ri.

Valentina Rexhaj

Valentina Rexhaj

Biografia

Valentina Rexhaj ka lindur më 27 janar 1987 në Tuz, Mali i Zi. Rrugëtimi i saj ndër vite është formuar nga edukimi, përvoja, zhvillimi personal dhe dëshira për ta kthyer dijen në diçka që mund t’u shërbejë edhe të tjerëve.

27 janar 1987 Tuz, Mali i Zi

Rrugëtimi

Në vitin 2014 përfundoi shkollën e kontabilitetit dhe biznesit “Benedict” në Cyrih. Njohja e pesë gjuhëve të huaja — anglisht, gjermanisht, italisht, spanjisht dhe serbo-kroatisht — i ka dhënë mundësinë të zgjerojë njohuritë dhe perspektivën e saj përtej kufijve. Me kalimin e viteve, fokusi i saj u drejtua gjithnjë e më shumë drejt zhvillimit personal, fuqisë së mendimit, vetëdijes dhe transformimit të brendshëm. Përvojën dhe njohuritë e saj i ka sjellë edhe përmes librave, duke nisur me “Beso në fuqinë tënde” dhe “Një fillim i ri” e më pas me botime të tjera dhe mjete praktike për punën me veten.

Kush është misioni ynë

Misioni i Valentina Rexhaj dhe VR Akademi është të krijojë një hapësirë ku njohuria nuk mbetet vetëm teori, por kthehet në praktikë dhe zhvillim të vazhdueshëm. Përmes kurseve, seminareve, meditimit dhe praktikave të udhëhequra, synimi është që çdo anëtar të njohë më thellë veten, të zhvillojë potencialin e tij dhe të marrë një rol më të vetëdijshëm në drejtimin e jetës së vet, sepse çdo histori ndryshimi fillon me vendimin për të punuar me veten.

Pse VR Akademi është ndryshe

Sepse transformimi nuk ndërtohet mbi motivimin e një momenti, por mbi punën e vazhdueshme me veten.

Një metodë, jo vetëm motivim

Nuk merr vetëm informacion. Çdo temë shoqërohet me praktika, ushtrime dhe meditime që të ndihmojnë ta kthesh atë që mëson në përvojë personale.

Punë e thellë dhe e strukturuar

Nga mendimet dhe emocionet te marrëdhëniet, vetëbesimi dhe financat — programet janë ndërtuar për të punuar me fusha të ndryshme të jetës në mënyrë të strukturuar.

Një rrugëtim që vazhdon

Ndryshimi kërkon kohë, praktikë dhe vazhdimësi. Prandaj, Akademia nuk është krijuar si një eksperiencë e momentit, por si një hapësirë ku vazhdon të mësosh, të praktikosh dhe të zhvillohesh.